GASHI-WEB ka filluar me veprimtarinë e vet në vitin 2000. Fillimisht kemi pasur vështirësi në krijimin dhe besimin e punës tonë të përgjegjshme në mënyrë që klientëve tonë të ju ofrojmë shërbime sa më efikase dhe të nevojshme që atyre ju përshtaten. Në atë kohë janë përdorur metodat e thjeshta të ndërtimit të websiteve si p.sh Frontpage program i cili në ditët e sotme nuk gjen përdorim, duke u zëvendësuar sot me programe shumë më efikase dhe të dobishme përmes të cilave ndërtohet uebsajti profesional.

Kemi startuar me dy punëtorë, ndërsa sot kemi një numër më të madh të punëtorëve dhe mendojmë se do të zgjerohet edhe më tej stafi i punëtorëve. Në Kosovë gjendemi në Ferizaj, ndërsa në Gjermani në qytetin e Mynihut.

Sot punojmë me një metodologji më të avancuar të webdesignut dhe vullneti ynë për shërbimin ndaj klientit është në nivelin e duhur.

Gashi-WEB